
Tiranë- Një ngjarje e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme para godinës së kryeministrisë ku një 45 vjeçar hodhi gurë drejt objektit.
Policia ka reaguar sot për ngjarjen, duke bërë me dije se 45 vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe në momentin kur ka qëlluar me gurë, ka qenë në gjendje të dehur.
Rreth orës 22:40 të mbrëmjes së djeshme, forcat e sigurisë ndërhynë për të neutralizuar personin që po qëllonte me gurë drejt kryeministrisë. Versus.al








