Lezhë- Në Kampin e Gjadrit është realizuar riatdhesimi i parë i njërit prej 40 emigrantëve të ardhur nga Italia me masën e dëbimit pasi u ishte refuzuar kërkesa për azil.
Operacionet e riatdhesimit të emigrantëve të parregullt do të vazhdojnë në ditët pasardhëse për të luftuar emigracionin e paligjshëm. Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi e njoftoi lajmin në profilin e tij në “X”.
Bëhet fjalë për një 42 vjeçar nga Bangladeshi i cili kishte mbërritur në Itali në vitin 2009 dhe u dëbua për shkak të rrezikshmërisë shoqërore. Ai ka disa dënime të mëparshme, përfshirë edhe një episod të rëndë të dhunës në familje. Ndërsa emigrantët e tjerë me urdhra dëbimi, kanë afat qëndrimi në këtë kamp deri në 18 muaj. Versus.al








