AKTUALITET /

6 muaj të mbetura, Jorgo Goro rikthehet në burg për vuajtjen e dënimit pas vendimit të Apelit

Shkruar nga Versus

6 muaj të mbetura, Jorgo Goro rikthehet në burg për vuajtjen e

Ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro u rikthye mbrëmjen e djeshme në burg për të shlyer edhe dënimin e mbetur prej 6 muajsh e 10 ditësh. Pasi u konfirmua dënimi me 2 vite burg (të reduktuara në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar), SPAK bëri përllogaritjen e qëndrimit të tij në paraburgim duke i nxjerrë edhe periudhën që i mbetet për të vuajtur në izolim.

Bëhet fjalë për tjetërsimin e një prone në zonën e Livadhës, për të cilën Goro ishte dënuar edhe në shkallë të parë nga GJKKO më 30 korrik 2025 me 2 vite burg. Ndërkohë, më herët ai kishte vuajtur 17 muaj burg nga një tjetër dënim prej 2 vite e 20 ditësh, lidhur me tjetërsimin e 10 mijë metrave katrorë tokë në Gjilek të Himarës, nga i cili përfitoi ulje dënimi për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar dhe u lirua. Versus.al

Poll