AKTUALITET /

Dhunuan dhe tentuan të merrnin peng të miturin në Pogradec, arrestohen 2 autorët (VIDEO)

Marjo Xhangolli dhe Arjan Hilaj dhunuan 17 vjeçarin pas një konflikti banal.

Shkruar nga Versus

Dhunuan dhe tentuan të merrnin peng të miturin në Pogradec,

Korçë- Dy persona janë arrestuar nga policia e Pogradecit pasi kishin dhunuar dhe tentuar të rrëmbenin një 17 vjeçar për shkak të një konflikti që kishin patur me të.

Në pranga kanë rënë Marjo Xhangolli 33 vjeç dhe Aljan Hilaj, 32 vjeç, banues në Pogradec. Në pamjet e publikuara, shihet momenti kur njëri prej tyre hyn në lokal dhe nxjerr për krahu adoleshentin.

Më pas tentojnë ta fusin në makinë, por pasi ky i fundit reziston nisin ta godasin me grushte dhe me thikë duke i shkaktuar dëmtim në dorë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

 

 
Poll