AKTUALITET /

76 kg kokainë në Itali, kapen dy shqiptarët! Njëri e transportonte në furgon, tjetri u kap ‘mat’ në oborr

Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur dhe sekuestruar mbi 6 mijë euro që dyshohet se ishin siguruar nga shitja e kokainës.

Shkruar nga Versus
76 kg kokainë në Itali, kapen dy shqiptarët! Njëri e
Lënda narkotike dhe paratë e sekuestruara

Itali- Një grup trafikantësh kokaine është goditur në veri të vendit, ku janë gjetur rreth 76 kilogramë drogë. Mediat italiane shkruajnë se policia ran ë gjurmët e një 37 vjeçari shqiptar i cili merrte furgona me qira për të transportuar drogën.

Gjatë kontrollit të bërë në autostradën Milano-Genova shqiptarit iu gjet droga në furgon. Ndërsa më pas kontrollet u shtrinë edhe në apartamentin e tij në Bergamo ku u gjetën edhe mjete të tjera për peshimin dhe paketimin e drogës.

Në momentin e kryerjes së kontrolleve në apartamentin e 37 vjeçarit, një tjetër 30 vjeçar shqiptar mbërriti në oborrin e banesës, siç duket pa pasur dijeni që po kryheshin kontrolle nga policia. Në momentin kur u mor në pyetje, ai nuk mundi të arsyetonte përse kishte çelës të banesës ku ishte paketuar droga dhe për këtë arsye u arrestua si anëtar i dyshuar i grupit kriminal. Versus.al

Poll