Ky është Bledar Duro, mësues në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gura” në qytetin e Korçës i arrestuar nga policia , pasi akuzohet nga dy nxënëse 14 vjeçare të kësaj shkolle se i ka ngacmuar seksualisht.
Vajzat e akuzojnë mësuesin e tyre se ka përdorur aplikacionin “whatsapp” për t’i ngacmuar.
Mesazhi që ka komprementuar mësuesin është ai që i ka dërguar 14-vjeçares me tekstin: “Si ndihesh, a je eksituar”.
Burimet e sigurta thanë se mësuesi i arteve pamore ka ngacmuar nëpërmjet telefonit një nxënëse të klasës së 9, e cila së bashku me njërin nga prinderit ka marrë kontakt me psikologe e shkollën dhe me pas ka bërë kallëzim në policine e Korçës.
Oficerët e policisë kanë sekuestruar telefonin e të dyshuarit për ngacmim seksual për të parë nëse mësuesi ka kryer nje vepër të tillë edhe me nxënëse të tjera të kësaj shkolle.
Aty dyshohet se kanë zbuluar dhe ngacmimin e dytë ndaj një nxënëseje tjetër.
“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin B. D., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “ËhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./Versus.al