Shkodër- Një ngjarje e precedentë është shënuar në një hotel në fshatin Theth ku një 26 vjeçare ka denoncuar një 54 vjeçar nga Izraeli për abuzim seksual.
Ngjarja ka ndodhur më 9 tetor brenda hotelit në fshatin Theth. Si kallëzuesja ashtu edhe i denoncuari rezultojnë të jenë shtetas izraelitë. Për izraelitin ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.
“L. C., 54 vjeç, banues në Izrael, pasi ndaj këtij shtetasi ka bërë kallëzim shtetasja E. Z., 26 vjeçe, banuese në Izrael, e cila pretendon se, më datë 09.10.2025, është abuzuar seksualisht në një hotel në fshatin Theth”, njoftoi sot policia. Versus.al







