AKTUALITET /

Aksident i rëndë në Durrës, disa të pl*gosur! Mjeti përfundon në korsinë e kundërt

Shkruar nga Versus
Aksident i rëndë në Durrës, disa të pl*gosur! Mjeti
Foto nga vendngjarja

Durrës- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Plepave ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke bërë që njëra prej makinave të përfundojë në korsinë e kundërt.

Për pasojë, raportohet për disa persona të plagosur.

Ambulanca dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje për të siguruar zonën dhe për të zbardhur plotësisht rastin e rëndë. Versus.al

Poll