AKTUALITET /

Tragjedi në Itali, vr*tet shqiptari 23 vjeçar! Mediat: U qëllua me th*kë në fyt e gjoks

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri banal që i riu dhe shokët e tij kanë patur me një grup personash të huaj pranë universitetit.

Shkruar nga Versus
Tragjedi në Itali, vr*tet shqiptari 23 vjeçar! Mediat: U qëllua
Viktima, Hekuran Cumani dhe vendi ku ndodhi ngjarja

Itali- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Perugias ku gjatë natës së mbrëmshme është vrarë me thikë 23 vjeçari shqiptar Hekuran Cumani.

I riu i lindur dhe rritur në Itali, u godit për vdekje në fyt dhe gjoks gjatë një sherri që nisi për arsye banale. Krimi i rëndë ndodhi në parkingun e fakultetit të matematikës. Mediat italiane shkruajnë se Hekurani ndodhej me disa miq për t’u argëtuar dhe pas disa ndalesave ata ishin drejtuar për tek “110 caffe”, ku ndodhi krimi.

Sipas dëshmive të para në atë moment janë përballur me një grup të huajsh që banonin në Perugia. Pas një debati verbal, sherri degjeneroi në dhunë dhe një prej personave të grupit tjetër e ka goditur shqiptarin me thikë në qafë duke e lënë të vdekur në vend.

Pavarësisht ndërhyrjes së ambulancës, i riu nuk mundi të mbijetonte. Gjurmët në asfalt tregojnë se viktima është përpjekur të ecë për disa metra para se të binte përtokë.

Policia po punon për kapjen e autorit duke regjistruar dëshmitë e miqve të tij, ndërsa mësohet se ngjarja nuk ka të bëjë me konflikte për çështje droge apo universitare, por për një debat banal të momentit. Versus.al

Poll