AKTUALITET /

Me armë poshtë sediljes së makinës, arrestohet i riu në Tiranë (VIDEO)

22 vjeçari u ndalua për kontroll në zonën e Kombinatit.

Shkruar nga Versus

Me armë poshtë sediljes së makinës, arrestohet i riu në

Tiranë- Një 22 vjeçar i identifikuar si E.B është arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme pasi qarkullonte me armë zjarri në zonën e Kombinatit.

I riu është ndaluar për kontroll në rrugën “Ilia Papanikolla” ku policia i gjeti një armë zjarri “pistoletë” të fshehur nën sediljen e makinës.

Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll