AKTUALITET /

Adoleshentja i dha fund jetës në banesën e saj! Detaje nga hetimet: Dëshmia e shokëve do hedhë dritë mbi ngjarjen

Prokuroria ka ngritur një akuzë për humbje jete, por ende nuk ka përcaktuar arsyet dhe përgjegjësitë e mundshme.

Shkruar nga Versus

Adoleshentja i dha fund jetës në banesën e saj! Detaje nga

Ngjarja tragjike e vetëvrasjes së një 17-vjeçareje në Gjirokastër ka nxitur një sërë hetimesh nga Prokuroria e qytetit.

Deri më tani, një numër i lartë dëshmish janë mbledhur nga Oficerët e Policisë Gjyqësore (OPGJ), duke përfshirë stafin pedagogjik, drejtuesit e gjimnazit “Siri Shapllo”, përfaqësues të Zyrës Arsimore dhe nxënës të shkollës.

Prokuroria ka ngritur një akuzë për humbje jete, por ende nuk ka përcaktuar arsyet dhe përgjegjësitë e mundshme.

Fakti i konfirmuar deri më tani është se adoleshentja ka ndërruar jetë në banesën e saj dhe jo brenda ambienteve të shkollës.

Deri në këtë moment, pranë Komisariatit të Policisë nuk është dorëzuar asnjë denoncim nga prindërit e vajzës. Pavarësisht kësaj, autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbuluar nëse ka pasur faktorë të jashtëm që kanë ndikuar në vendimin fatal të adoleshentes

Dëshmia e shokëve të klasës pritet të ndihmojë në zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që mund ta kenë çuar adoleshenten drejt aktit tragjik.

Poll