AKTUALITET /

Çahet argjinatura e lumit Seman, toka bujqësore dhe banesa të përmbytura në Fier

Shkruar nga Versus

Çahet argjinatura e lumit Seman, toka bujqësore dhe banesa të

Fier- Sipërfaqe të tëra të tokave bujqësore në disa fshatra kanë përfunduar nën ujë si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit Seman në disa segmente.

Reshjet gjatë natës kanë shkaktuar prurje të shumta në lumin Seman duke bërë që si pasojë e çarjes së argjinaturave të përmbyten edhe disa banesa në fshatin Havaleas.

Në zonë kanë mbërritur ekipet e emergjencave civile, ndërsa sipas banorëve, prurjet e lumit vijojnë ende me intensitet të lartë. Versus.al

Poll