Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tunelin e Murrizit, duke shkaktuar plagosjen e disa personave.
Menjëherë pas ngjarjes, disa ambulanca kanë shkuar në vendngjarje për të siguruar transportin e të plagosurve drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.
Si rezultat i aksidentit, qarkullimi i automjeteve në tunel është bllokuar dhe forcat e policisë janë në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën.
Të gjithë drejtuesit e automjeteve inkurajohen të devijojnë nga Bypass-i i Murrizit për të shmangur pengesat dhe për të lehtësuar kalimin në zonën e aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Tuneli i Murrizit/Informacion paraprak
Rreth orës 16.40, brenda tunelit të Murrizit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin italian F.T., dhe automjeti me drejtues shtetasin A.K.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
/Versus.al








