AKTUALITET /

Atentati në Lundër, gazetarja zbulon kush ka qenë ‘objekti’ i vrasësve: Viktimat ishin kthyer nga festa me djemtë e biznesmenëve

ala tha se ka gjasa që ata të kenë qenë shënjestër e gabuar, ndërkohë që shtoi se ky atentat mund të ketë lidhje me atentatin në Pllan të Lezhës po atë pasdite, ku mbeti i vrarë babai i Roan Brahimit. 

Shkruar nga Versus

Atentati në Lundër, gazetarja zbulon kush ka qenë

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për atentatin në Lundër ku mbetën të plagosur katër persona, mes tyre dy të mitur. 

Atentati në Lundër, gazetarja zbulon kush ka qenë

Lala tha se personat që kanë qenë në automjet, ishin duke festuar me djemtë e biznesmenëve të njohur dhe kur kanë mbaruar festën kanë marrë automjetin dhe kanë rënë pre e atentatit. Lala tha se ka gjasa që ata të kenë qenë shënjestër e gabuar, ndërkohë që shtoi se ky atentat mund të ketë lidhje me atentatin në Pllan të Lezhës po atë pasdite, ku mbeti i vrarë babai i Roan Brahimit. 

"Mendoj se asnjë nga personat në automjet nuk janë shënjestër. Kanë qenë dy të mitur, djali dhe nipi i pronarit të Pelikan Security, një mik i tyre, nëna e të cilit punon në një bankë të nivelit të dytë dhe Arenc Tafa. Pasi kanë përfunduar festën, ku kanë qenë djem të biznesmenëve të njohur, kur kanë ardhur te dogana, aty ku degëzohen rrugët, automjetet janë ndarë. GL e Arenc Tafës me këta të tre persona janë nisur në drejtim të Shkozës dhe do të dilnin në Lundër. Në atë moment, aty një motor, që ka mbërritur në pak minuta para se të mbërrinte automjeti i personave që janë qëlluar, ka hapur zjarr dhe shoferi ka shtuar shpejtësinë dhe ka ecur deri te tregu. Ka hyrë në degëzim dhe për shkak të plagosjes ka humbur ndjenjat dhe janë përplasur. Të katër personat kanë mbetur të plagosur.

Nuk janë shënjestër. Janë ngritur dyshime për fajde, por sipas rasteve të mëparshme, për fajde nuk shkohet në masakra të tilla. Ato kryhen kur kanë ndodhur ngjarje të rënda dhe ka urrejtje të madhe ndaj shënjestrës. Ajo rrugë frekuentohet nga njerëz të botës së krimit. 

I shoh dy atentatet si të lidhura edhe pse policia po përpiqet ta devijojë.

Njeriu i parë i pyetur është gruaja e parë e Roan Brahimit. Ka rezultuar se 20 automjete GL që i kanë njerëz të biznesit dhe krimit, që jetojnë në Rolling Hills dhe zonën tjetër rezidenciale. Indrit Dokle nuk përjashtohet të ketë hyrë në Shqipëri, biznesmenë të njohur e me rradhë.

Aty ka kaluar tjetër GL. Policia po përpiqet ta shfokusojë vëmendjen. Motori e ka njohur mirë zonën, mendoj se lidhet me këtë sagë të përplasjeve. Unë besoj se shënjestra është e gabuar", tha Lala 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: