
Durrës- Një aksident i rëndë ka ndodhur na rrugën Fushë Krujë-Thumanë në afërsi të fshatit Derven.
Dy automjete, një “Mitsubishi’ me targa italiane që drejtohej nga shoferja M.L dhe një “Opel’ që drejtohej nga N.P janë përplasur kokë më kokë dhe për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur rëndë.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një manovër e gabuar nga ana e makinës tip “Opel”, por edhe shpejtësia e madhe e mjetit tjetër.
Katër të plagosurit në gjendje të rëndë janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë trajtim më të specializuar mjekësor. Versus.al







