
Një aksident rrugor është shënuar pak minuta më parë në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku dy automjete janë përplasur në një kryqëzim, duke përfunduar me të lënduar.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Mini Cooper”, në të cilin udhëtonin dy vajza, është përplasur me një “Mercedes-Benz C-Class”. Si pasojë e goditjes, “Mini Cooper” ka përfunduar në një kanal anës rrugës.
Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuara dy vajzat që ndodheshin në mjetin tip “Mini Cooper”. Ato kanë marrë ndihmën e parë dhe janë transportuar për trajtim mjekësor, ndërsa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dëshmitarë në vendngjarje bëjnë me dije se automjeti tip “Mini Cooper” dyshohet se ka qenë me shpejtësi në momentin e përplasjes, ndërsa “Mercedes-Benz C-Class” ka qenë duke kaluar kryqëzimin nga ana e majtë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.Versus.al

