AKTUALITET /

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, mjeti ku udhëtonin turistët përplaset me një makinë, plagosen dy persona

Të dy automjetet kanë pësuar dëme materiale të dukshme si pasojë e goditjes.

Shkruar nga Versus

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, mjeti ku udhëtonin

Një aksident rrugor është regjistruar në Gjirokastër, ku një furgon me turistë është përplasur me një autoveturë.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë. Ata janë transportuar menjëherë në Gjirokastër dhe kanë marrë asistencë mjekësore në Spitalin Rajonal, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të dy automjetet kanë pësuar dëme materiale të dukshme si pasojë e goditjes.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore, e cila po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Hetimet paraprake pritet të përcaktojnë dinamikën e ngjarjes.

Poll