Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Arbrit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjoricë në rrugën Bulqizë-Peshkopi.
Mësohet se 60-vjeçari me inicialet F. L., është gjetur i pajetë tek vendi i quajtur ‘Ura e Gjoricës’.
Shoferi që ka shkaktuar aksidentin me vdekje është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa është vënë në kërkim të shoferit të aksidentit tragjik.
Dibër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në vendin e quajtur "Ura e Gjoricës", është gjetur pa shenja jete, shtetasi F.L., rreth 60 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.








