AKTUALITET /

Aksident në Berat, 20 vjeçari me motor përplas turisten nga Nepali

Shkruar nga a.b.

Aksident në Berat, 20 vjeçari me motor përplas turisten nga

Një aksident me dy të plagosur rëndë është rregjistruar pasdrekën e sotme në Berat. Aksidenti erdhi si pasojë e përplasjes së një motorçiklete të drejtuar nga një i ri me iniciale E.Z, me turisten 33 vjeçare nga Nepali, e cila ishte këmbësore. Të dy personat e përfshirë në aksidentin e ndodhur në vendin e quajtuar Ura e Varur, mësohet se janë plagosur rëndë dhe pas ndihmës së parë të dhënë në Berat, janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit të rëndë.

 

Poll