AKTUALITET /

Aksident në Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i motorit! Dyshohet se makina hyri në mënyrë të gabuar në rrugë

Shkruar nga Versus
Aksident në Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i motorit!
Foto nga vendngjarja

Fier- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Lushnjë, konkretisht në zonën e unazës së qytetit pranë kryeqëzimit të fabrikës së miellit.

Një automjet është përplasur me një motor duke shkaktuar plagosjen e rëndë të drejtuesit 30 vjeçar të motomjetit. I riu Marjus Doksani është transportuar në gjendje të rëndë në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë futja e gabuar në rrugë e automjetit që po dilte nga një biznes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. Versus.al

Poll