AKTUALITET /

Aksident tragjik në rrugën Tepelenë-Fier, vdesin burrë e grua, plagosen 2 të tjerë (EMRAT)

Autoboti ka përplasur mjetin tip "Ford" ku po udhëtonin çifti i bashkëshortëve.

Shkruar nga Versus
Aksident tragjik në rrugën Tepelenë-Fier, vdesin burrë e
Foto nga vendngjarja

Fier- Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm në aksin “Tepelenë-Fier” ku një automjet tip autoboot ka përplasur mjetin ku udhëtonin burrë e grua të cilët humbën jetën në vend.

Vangjel dhe Marga Ajdini po udhëtonin me mjetin tip “Ford” kur u përplasën nga autoboti që drejtohej nga S.A i cili ka mbetur i plagosur së bashku me pasagjeren që ndodhej me të, A.A. Të dy të plagosurit ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jeën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit të rëndë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: