AKTUALITET /

U ekstradua nga Britania, GJKKO lë në burg ushtarin e grupit të ‘Torit’! Lidhja me Ervis Martinajn

Edison Muceku akuzohet se së bashku me Hektor Xheçukën, kanë tentuar vrasjen e Hamza Terziut në Bulqizë në maj të vitit 2020.

Shkruar nga Versus
U ekstradua nga Britania, GJKKO lë në burg ushtarin e grupit të
Ervis Martinaj, Hektor Xheçuka

Gjykata e Posaçme (GJKKO), ka lënë në burg Edison Mucekun, 33 vjeçarin i cili u ekstradua pak ditë më parë nga Britania ku ishte arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për një tentativë vrasje në Bulqizë.

Në maj të 2020-ës, Muceku ka tentuar të vrasë Hamza Terziun, i cili u godit me armë. Në maj të vitit të kaluar SPAK lëshoi disa urdhër arreste në kuadër të operacionit të koduar ‘Revanshi” pas zbardhjes së disa përgjimeve në Sky Ecc ku flitej për eleminime.

Ndaj Mucekut rëndon akuza për veprën penale të sigurimit të kushteve për kryerjen e vrasjes së mbetur në tentativë. Muceku ka mohuar akuzën e bërë ndaj tij, ndërsa avokati i të riut pretendoi se provat e siguruara falë përgjimeve në SkyEcc, janë të paligjshme. 

Muceku njihet si pjesëtar i grupit të Hektor Xheçukës, 36 vjeçarit nga Burreli të njohur me nofkën “Tori”, një prej besnikëve të biznesmenit të zhdukur të lojërave të fatit, Ervis Martinaj.

Dhe për Xheçukën ka një urdhër arresti të lëshuar nga SPAK, nën akuzën e tentativës për vrasje dhe pjesëmarrjes në grup kriminal. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: