Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit te Gjadrit.
Në aksident janë përfshirë dy automjete e për pasoje ka mbetur i plagosur 1 person, i cili është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spital.
Ky është aksidenti i dytë që ndodh në të njëjtin vend gjatë dites së sotme, me një bilanc tre persona të plagosur.
Për të dyja rastet po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtyre aksidenteve.







