AKTUALITET /

Aksidenti me 4 viktima në Fushëprezë, 3 persona të arrestuar, 1 tjetër në kërkim

24 vjeçari sipas policisë përveç që nuk kishte lejen e drejtimit për këtë kategori mjetesh nuk ka zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor, duke e ndaluar betonierën në karrexhatë pa ndezur bllokazhin.

Shkruar nga Versus

Aksidenti me 4 viktima në Fushëprezë, 3 persona të

Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesine sotëm në Fushë-Prezë ku humbën jetën 4 të rinj.

Sipas njoftimit të uniformave blu, është arrestuar drejtuesi i betonierës, Aleksandër Krrashi, 24 vjeç për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

24 vjeçari sipas policisë përveç që nuk kishte lejen e drejtimit për këtë kategori mjetesh nuk ka zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor, duke e ndaluar betonierën në karrexhatë pa ndezur bllokazhin.

Nisur nga kjo drejtuesi i mjetit 'Mercedes Benz' që dyshohet se ishte me shpejtësi ka goditur  betonierën dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi dhe 3 pasagjerët. Pas aksidentit 24 vjeçari është larguar nga vendngjarja.

Ndërsa i afërmi i Krrashit shtetasi me incialet V.K është arrestuar pasi pas aksidentit e ka larguar nga vendi i ngjarjes, 24 vjeçarin.

Gjithashtu policia ka arrestuar dhe menaxherin e firmës për prodhimin e betonit ku ishte i punësuar 24 vjeçari. Ndërsa është shpallur në kërkim administratori i kësaj firme shtetasi S. H., 27 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, për aksidentin e ndodhur në Fushë Prezë, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. K., 24 vjeç, drejtuesi i automjetit betoniere, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në segmentin rrugor ”Vorë - Fushë Krujë”, automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin E. L., 25 vjeç (i pajisur me leje drejtimi), që dyshohet se lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, ka goditur nga pas betonieren me drejtues shtetasin A. K. (pa leje drejtimi për këtë kategori mjetesh), që kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin. Nga goditja, automjeti tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi dhe 3 pasagjerët. Pas aksidentit, drejtuesi i betonieres është larguar nga vendngjarja;

-V. K., 25 vjeç, i afërm i 24-vjeçarit, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ka larguar nga vendi i aksidentit, 24-vjeçarin;

-D. K., 34 vjeç, me detyrë menaxher i firmës për prodhimin e betonit, në të cilën ishte i punësuar shtetasi A. K., për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se menaxheri nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar drejtuesin e betonieres, pa patur leje drejtimi për këtë kategori mjetesh.

-Gjithashtu, është shpallur në kërkim administratori i kësaj firme, shtetasi S. H., 27 vjeç. Punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Versus.al

 

Poll