Me thikë në dorë, i ka dalë para makinës që drejtohej nga ish-gruaja, dhe e ka ndaluar me forcë atë. Bëhet fjalë për një shqiptar 33-vjeçar dhe ngjarja ka ndodhur në Trento, Itali.
Edhe pse kishte një urdhër gjykate, shqiptari ka hipur në makinën e ish-gruas dhe pasi e ka lidhur atë në këmbë ka ikur me makinë me shpejtësi.
Alarmin për ngjarjen e rëndë e ka dhënë bashkëshorti aktual i gruas, i cili është shqetësuar pasi kishin kaluar 30 minuta dhe ajo nuk ishte kthyer në banesë. Duke telefonuar bashkëshorten dhe ajo që nuk jepte përgjigje, burri ka njoftuar policinë.
Pasi i ka dhënë dyshimet e tij, ai ka identifikuar edhe makinën ku udhëtonte gruaja e tij bashkë me fëmijën 5 vjeç.
Edhe policia ka telefonuar gruan dhe pasi kanë marrë prej saj përgjigje evazive, janë bindur se ajo ndodhej në një situatë të rëndë, ku ishte rrëmbyer.
Menjeherë është dhënë alarmi dhe policitë e disa provincave si të Padovas, Trevisoz, Vicenzaz dheTrentos janë vënë në ndjekje të makinës ku ndodhej gruaja së bashku me fëmijën.
Me anë të pajisjeve të vendosura në rrugë, policia ka mundur që të identifikojë targën dhe makinën, që po udhëtonte në zonën e Grigno, në Trento. Ndjekja ka vazhduar për rreth 100 kilometra dhe makina është bllokuar pas një ndërhyrje të menjëhershme të shumë mjeteve të policisë, të cilët kanë arrestuar të dyshuarin.
Gruaja dhe fëmija 5 vjeç, edhe pse të tronditur emocionalisht nuk kishin pësuar asnjë dëm. Shqiptari 33 vjeçar është dërguar në burgun e Trentos ku pret gjykimin.







