AKTUALITET /

Apeli lë në fuqi masat ndaj grupit Rraja: Arrest në burg për djalin e ish-deputetit të PS dhe të tjerët

Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmon masat e sigurisë për 8 persona të akuzuar për trafik droge në formë grupi të strukturuar

Shkruar nga Versus

Apeli lë në fuqi masat ndaj grupit Rraja: Arrest në burg për

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë “Arrest në burg” për grupin e Rrajave, të përfshirë në akuza për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, pas zbërthimeve të përgjimeve në aplikacionin SKY ECC.

Mes të arrestuarve është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, së bashku me: Islam Sefa, Perparim Rraja, Gazmir Rraja, Aldo Gjini, Zamir Aliaj
Jani Cavo, Marvin Bushati.
Sakaq, Sokol Qaja dhe Agim Nina, të arrestuar gjithashtu në kuadër të operacionit, nuk kanë bërë ankim ndaj vendimeve të mëparshme.

Grupi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike në formë të veçantë të bashkëpunimit të grupit të strukturuar, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të 333/a si dhe neni 334/1 i Kodit Penal.

Apeli lë në fuqi masat ndaj grupit Rraja: Arrest në burg për
Gjyqtari Florjan Kalaja

Gjykata e Apelit, me gjyqtar Florjan Kalaja, ka vendosur:

- Miratimin e vendimit nr.124/09.12.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë për të gjithë të ankuarit.

- Miratimin e vendimit nr.126/11.12.2025 për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës “Arrest në burg”.

- Vendimi mund të apelohet në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Ky vendim konfirmon masat e rrepta ndaj një grupi që ka shënuar profil të lartë publik, përfshirë edhe figurat e familjeve politike të njohura.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më datë 24.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 1 akti, datë 19.01.2026 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve I.S, J.Ç, A.Gj., M.B., P.Rr., G.Rr., R.Rr., dhe Z.A.: “Ankim kundër vendimit nr. 124, datë 09.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale. Ankim kundër vendimit nr. 126, datë 11.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale” në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
1. Miratimin e Vendimit nr. 124, datë 09.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa i takon disponimeve kundrejt Z. I.S., Z. J.Ç., Z. A.Gj., Z. M.B., Z. P.Rr., Z. G.Rr., Z. R.Rr., Z. Z.A..
2. Miratimin e Vendimit nr. 126, datë 11.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa i takon disponimeve kundrejt Z. I.S., Z. J.Ç., Z. A.Gj., Z. M.B., Z. P.Rr., Z. G.Rr., Z. R.Rr., Z. Z.A..
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar. U shpall në Tiranë, me datë 24.01.2026.

Poll