AKTUALITET /

'Ari i zi'/ Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë, në pranga kapiteni sirian i anijes, në kërkim organizatorët (EMRAT)

Shkruar nga Versus

'Ari i zi'/ Sekuestrohen 670 mijë litra naftë

Policia e Durrësit ka sekuestruar 670.000 litra naftë që dyshohej se kontrabandohej nga Tunizia.

Gjatë operacionit janë vënë në pranga shtetasi sirian Mohammd Kahilah, 45 vjeç me detyrë kapiten i anijes, shtetasi shqiptar Eneo Cano, 43 vjeç, me detyrë marinar i anijes, si dhe shtetasi indian Sushil Vema, 42 vjeç, me detyrë oficer i parë i anijes.

Gjithashtu janë identifikuar dhe shpallur në kërkim organizatorët e dyshuar, shtetasit me iniciale E. S., 59 vjeç, banues në Durrës, dhe F. B., 29 vjeç, banues në Zvicër.

Njoftimi i Policisë: 

Si rezultat i punës së inteligjencës policore dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, Antikontrabandës dhe Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit të DVP Durrës, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DPPSh-së, Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Durrës, Guardia di Finanza Durrës, Degës së Doganës Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Ari i zi”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasi sirian M. K., 45 vjeç, me detyrë kapiten i anijes, shtetasi shqiptar E. C., 43 vjeç, me detyrë marinar i anijes, si dhe shtetasi indian S. V., 42 vjeç, me detyrë oficer i parë i anijes. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim organizatorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit E. S., 59 vjeç, banues në Durrës, dhe F. B., 29 vjeç, banues në Zvicër.

Më tej, gjatë këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit të anijes, përgjegjës për mirëmbajtjen e mjetit.

Nga kontrolle në anije, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit, u gjetën përkatësisht 670 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia”, thotë policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll