Elbasan- Një anëtar i një grupi kriminal, i dyshuar për vepra të rënda penale është arrestuar nga policia në Peqin në kuadër të operacionit “Katërkëndëshi”.
Në pranga ka rënë Imer Manahasa pasi gjatë një kontrolli në bizneset e tij, janë gjetur të fshehura: një armë zjarri, një armë gjahu, municion luftarak si dhe lëndë narkotike të cilat janë sekuestruar në kuadër të provës materiale.
Manahasa i kishte fshehur në disa ambiente të ndryshme (pikë inertesh, varrezë makinash, stallë bagëtish). Përveç armëve të zjarrit u gjetën edhe 2 targa automjeti false të cilat dyshohet të jenë përdorur për atentate të ndryshme. Versus.al







