AKTUALITET /

Arrestimi i Jani Alias, mediat greke: U arratis nga burgu i Korfuzit, ishte në kërkim për vrasje

48-vjeçari u dënua me burgim të përjetshëm dhe dy vjet e 12 muaj burg për vrasje nga pakujdesia, lëndim i rrezikshëm trupor dhe armëmbajtje pa leje, e ndodhur në vitin 2006 në Atikën Perëndimore.

Shkruar nga Versus

Arrestimi i Jani Alias, mediat greke: U arratis nga burgu i Korfuzit, ishte

Mëngjesin e 31 dhjetorit 2024, një 48-vjeçar shqiptar i identifikuar si Jani Alia, i arratisur nga burgjet e Korfuzit dhe i proceduar penalisht me dy denime për vrasje, u arrestua nga policia greke.

Sipas Protothema, i arrestuari ishte arratisur nga burgjet e Korfuzit më 1 qershor 2015, duke shkelur lejen e rregullt 11-ditore.

Gjithashtu, 48-vjeçari u dënua me burgim të përjetshëm dhe dy vjet e 12 muaj burg për vrasje nga pakujdesia, lëndim i rrezikshëm trupor dhe armëmbajtje pa leje, e ndodhur në vitin 2006 në Atikën Perëndimore.

Arrestimi i Jani Alias, mediat greke: U arratis nga burgu i Korfuzit, ishte

Në të njëjtën kohë, nga Interpoli rezulton se i dyshuari është në kërkim ndërkombëtar nga autoritete e Shqipërisë dhe se i kërkohet arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimin e tij.

Punonjësit e Policisë, gjatë patrullimit të tyre, kanë identifikuar 48-vjeçarin, lëvizjen e të cilit e kanë cilësuar të dyshimtë dhe e kanë thirrur për kontroll.

Pas kontrollimit të të dhënave të tij, u konstatua se ai posedonte një kartë identiteti false dhe u transferua në Departamentin e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimit në Moschato, e cila u vendos në procedurë paraprake hetimi.

 

Poll