AKTUALITET /

Arrestohet në Mëzez një 38-vjeçar me qese me kokainë në automjet, ishin gati për shitje

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Audi” që ai drejtonte, efektivët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë gjetur një qese me rreth 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Shkruar nga Versus

Arrestohet në Mëzez një 38-vjeçar me qese me kokainë

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi u kap me një sasi të konsiderueshme kokaine, e cila dyshohet se ishte përgatitur për shitje.

Operacioni është zhvilluar në zonën e Mëzezit dhe është koduar “Destinacioni”. Sipas policisë, arrestimi i shtetasit me inicialet A.K., 38 vjeç, banues në Tiranë, u bë pas administrimit të informacioneve të siguruara për aktivitetin e tij të dyshuar në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Audi” që ai drejtonte, efektivët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë gjetur një qese me rreth 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Sasia e drogës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që dyshohet se përdorej për transportimin e saj.

Policia bën me dije se aksionet kundër shitjes së drogave të forta në kryeqytet do të vijojnë, me qëllim goditjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike në doza dhe sasi të ndryshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore./Versus.al

Poll