Një i ri shqiptar është ndalua në vendkalimin e autostradës në një mjet që vinte nga Italia.
Arrestimi është bërë në Brogedë, Zvicër.
Sekuestrimi i drogës, u bë të shtunën e kaluar, 13 korrik, në vendkalimin e autostradës Chiasso-Brogeda. Një 39-vjeçar shqiptar është ndaluar në një makinë me targa gjermane, duke hyrë në Zvicër. Kontrolli i mjetit nga policia gjeti afërsisht 4.5 kilogramë kokainë të fshehur në makinë dhe disa mijëra euro cash.
Krimi i dyshuar ndaj 39-vjeçarit, i cili rezulton të jetë banues në Shqipëri, është trafik droge. Hetimet koordinohen nga prokurori publik Alvaro Camponovo.







