AKTUALITET /

"Banditi më i madh që ka nxjerrë Shqipëria në 33 vite", gazetari Bregu jep emrin: Ky ishte personazhi më brutal

Shkruar nga Versus

"Banditi më i madh që ka nxjerrë Shqipëria në 33

Gazetari Sokol Bregu i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur lidhur me ngjarje të ndryshme kriminale ku mes të tjerash iu përgjigj edhe një pyetje të bërë nga moderator Blendi Fevziu mbi “banditin më të madh të Shqipërisë” në 33 vitet e fundit.

Sipas Bregut i cili e ka nisur profesionin e gazetarit pas vitit 1995, Fatmir Haklaj ka qenë personazhi më brutal i këtyre 33 viteve të fundit.

Blendi Fevziu: Kush ka qenë banditi më i madh që ka nxjerrë Shqipëria këto 33 vjet?

Sokol Bregu: Pyetje e vështirë sepse unë e kam filluar pas 95-ës profesionin. Por nga mënyra se si e kam parë, absolutisht Fatmir Haklaj është personazhi më i ndërtuar dhe nga mënyra e tillë e brutalitetit. Mjafton jo vetëm përfshirja e tij në vrasjen e Azem Hajdarit, por mjafton ajo gjetja e 4 personave në Laç për djalin e xhaxhait brenda një harku kohor prej 3 muajsh për ta përcaktuar se cili ka qenë personazhi. Versus.al

Poll