Komisionerja për zgjerimin Marta Kos përgëzon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për përshpejtimin e procesit në marrjen e fondeve të parafinancimit. Të dy vendet bëhen të parat shtete në Ballkanin Perëndimor që “prekin” fondet e parafinancimit.
BE sot miratoi fondet e parafinancimit për Maqedoninë e Veriut, ndërsa në një mbledhje të parashikuar për nesër, e njëjta gjë do të bëhet edhe me Shqipërinë.
Shqipëria, sipas deklaratës së Ursula Von Der Leyen në Tiranë në tetor të vitit të kaluar, do të ketë akses në një fond total prej 920 milionë eurosh si pjesë e planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor të BE-së.
Ky fond do të shërbejë për çuarjen përpara të reformave dhe financimin e fushave të ndryshme që do të ndikojnë në jetën e qytetarëve dhe afrimin e mëtejshëm të vendit me BE-në.
Congratulations to North Macedonia and Albania for setting the pace in the Western Balkans to receive pre-financing under the ???????? Growth Plan!
— Marta Kos (@MartaKosEU) March 24, 2025
This should fuel their implementation of key reforms to drive growth, improve citizens’ lives & bring the countries closer to the EU.








