Ish-kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi u paraqit ditën e sotme në SPAK, pas një kallzimi penal të bërë nga avokati Idajet Beqiri.
Sipas pretendimeve të Beqirit, Këlliçi nuk e ka përfunduar vitin e fundit të shkollës së mesme në institucionin "Harry Fultz" në Tiranë.
Gjithashtu pretendohet se Këlliçi ka flasifikuar dokumentet për tu regjistruar studimet universitare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka bërë deklarime të rreme në formularët zyrtarë gjatë kandidimit për deputet, duke deklaruar se ka përfunduar arsimin e mesëm dhe të lartë.
SPAK ka nisur hetimet dhe ish-deputeti demokrat është paraqitur sot në SPAK për të dhënë shpjegime në lidhje me këto pretendime./Versus.al







