AKTUALITET /

Bllokimi i aeroporteve në të gjithë botën, TIA thirrje pasagjerëve shqiptarë: Verifikoni oraret e fluturimeve

Aeroporti i Rinasit nuk është prekur nga shkëputja e sistemeve të IT por u bën thirrje pasagjerëve që të verifikojnë oraret e fluturimeve të tyre drejt destinacioneve ku ka pasur ndërprerje.

Shkruar nga Versus

Bllokimi i aeroporteve në të gjithë botën, TIA thirrje

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka reaguar për “black out”-in e sistemeve të IT në të gjithë botën, duke garantuar se sistemet e aeroportit të Rinasit kanë mbetur të paprekura nga kriza e ndodhur gjatë ditës së sotme.

Në reagimin zyrtar, bëhet me dije se për shkak të ndërprerjeve të sistemeve në aeroporte të ndryshme të botës, mund të ketë ndryshime në oraret e fluturimeve dhe mbërritjeve në vende të ndryshme.

Të gjithë pasagjerët këshillohet që të verifikojnë oraret e fluturimit drejtpërdrejt me linjat ajrore ose agjencitë e tyre të udhëtimit përkatës. Versus.al

Bllokimi i aeroporteve në të gjithë botën, TIA thirrje
Reagimi zyrtar i TIA
Poll