AKTUALITET /

Burri e vjehrri bëjnë "të vdekur" me grushte nusen e shtëpisë, ja heq nga dora policia

Policia ka bërë të mundur arrestimin e dhunuesit ndërsa babain e tij e ka proceduar në gjendje të lirë ndërkohë e reja u pajis me urdhër mbrojtje.

Shkruar nga Versus

Burri e vjehrri bëjnë "të vdekur" me grushte nusen e

Një grua është dhunuar me grushta nga bashkëshorti i saj dhe vjehrri. Autori kryesor i dhunës ndaj gruas 28 vjeçare mësohet të jetë burri i saj, një 31 vjeçar i skeduar nga policia si përdorues lëndësh narkotike. 

Emanuel Zyfi dhe vjehrri Trëndafil Zyfi janë dy personat që dyshohet se ushtruan dhunë mbi 28-vjeçaren.

Sipas informacioneve bashkëshorti Emanuel Zyfi e ka goditur me grushta, duke i shkaktuar dëmtime të shumta në fytyrë.

Në këtë konflikt të rëndë është përfshirë edhe babai i tij, duke e dhunuar nusen së bashku me të birin.

Policia është lajmëruar nga fqinjët, e reja është hequr nga duart e bashkëshortit dhe vjehrrit të saj, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës që mund të çonte në një ngjarje të rëndë.

U bë e mundur arrestimi i dhunuesit, ndërsa babain e tij e do të procedohet në gjendje të lirë. Gruaja e dhunuar mësohet se është pajisur me urdhër mbrojtje. Motivi i dhunimit dyshohet të jetë xhelozia.

 

Poll