Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës ku një burrë ka plagosur me thikë gruan e tij.
Mësohet se Xh.K, 40 vjeç ka qëlluar me thikë 32 vjeçaren E.K pas një debati për motive të dobëta. Për pasojë e reja u transportua në spital ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa burri i saj u shpall në kërkim nga policia. Kjo ngjarje vjen një ditë pas krimit të rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Shkodër ku një burrë vrau me armë gjahu gruan e tij. Versus.al

