AKTUALITET /

Detaje tronditëse nga rasti në Fier, polici u josh në hotel nga vajzat që dhunuan të miturën, u shantazhua me foto

Hetimet mund të marrin rrjedhë tjetër pasi dyshohet se autoret e dhunës së bashku me të dashurit e tyre kanë përdorur të njëjtën skemë për të shantazhuar persona në këmbim të parave.

Shkruar nga Versus
Detaje tronditëse nga rasti në Fier, polici u josh në hotel nga
Dy prej vajzave që dhunuan 17 vjeçaren

Dhuna ndaj 17 vjeçares në Fier është kthyer tanimë në një ngjarje edhe më të rëndë pas detajeve tronditëse që u zbuluan me përfshirjen edhe të një efektivi policie.

Teksa policia bëri me dije se është pezulluar efektivi që dyshohet se krijoi lidhje me njërën nga 3 vajzat që dhunuan 17 vjeçaren, gazetari Eraldo Harlica zbuloi edhe detaje të reja që thellojnë skandalin.

Në emisionin “Top Story” ai tha se tre vajzat dhunuese së bashku me të dashurit e tyre dyshohet se kanë vepruar edhe në raste të tjera për një skemë shantazhesh me qëllim përfitimin e parave. Harlica zbuloi se efektivi i policisë ishte kontaktuar nga vajzat dhe ishte ftuar në një hotel me arsyetimin për të biseduar për situatën e krijuar.

Sapo mbërriti në hotel, dyshohet se vajzat i kanë bërë foto e video të cilat u përdorën për ta shantazhuar e për t’i kërkuar para.

"Polici ishte joshur nga vajzat, i kanë thënë që duam të flasim që të mos kishin probleme. Këto vajza e kishin thirrur dhe i kishin dhënë vendndodhjen e një hoteli, dhe aty i kanë bërë video dhe foto policit duke e shantazhuar. Dhe më pas i kanë kërkuar para duke e shantazhuar, nuk ka pasur marrëdhënie intime me sa kam dijeni, thjesht momenti që ka shkuar në hotel, madje i kanë marrë dhe lekë. Bashkë me të dashurit kishin rrjet shantazhesh dhe gjobash. Besoj se Prokuroria do të dalë me akuza të reja, sepse janë vërtetuar raste që këto vajza gjenin burra, i ftonin në hotele dhe pasi i fusnin në dhomë, bënin foto dhe i shantazhonin. Madje edhe në semaforë u futeshin në makina dhe bënin foto e video dhe i shantazhonin", u shpreh gazetari Eraldo Harlica.

Ende nuk ka një reagim të prokurorisë për këto pretendime. Pritet që hetimet të zbardhin edhe episode të tjera që lidhen me të njëjtët persona. Versus.al

Poll