
Mbrëmjen e djeshme u ekzekutua 40 vjeçari Ilir Gjini, i njohur edhe me 3 mbiemra të tjerë si: Lika, Kokaj dhe Nure. Informacionet bëjnë me dije se ndaj tij është qëlluar me 7 plumba sapo kishte parkuar automjetin dhe po futej në hyrjen e pallatit ku jetonte.
Pavarësisht se viktima tentoi të largohej me vrap për t’i shpëtuar atentatit, autorët ende të paidentifikuar e kanë ndjekur dhe më pas e kanë qëlluar sërish.
Gjini u transportua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë gjatë rrugës. Policia po heton për të identifikuar autorët, ndërsa disa persona janë shoqëruar dhe po merren në pyetje për rastin e rëndë. Një prej pistave kryesore që po hetohet është e kaluara e viktimës dhe konfliktet që mund të ketë patur. Versus.al

