AKTUALITET /

EMRI/ Të shtëna me armë në Laç, humb jetën 40-vjeçari

Sipas informacioneve paraprake, viktima është Ilir Lika, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë sulmit.

Shkruar nga Versus
EMRI/ Të shtëna me armë në Laç, humb jetën
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes, 9 korrik,  në qytetin e Laçit, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është Ilir Lika, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë sulmit.

Ai u transportua për ndihmë mjekësore, por nuk arriti t'u mbijetojë plagëve të marra.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën forcat e Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, ndërsa po heton edhe motivin që çoi në ekzekutimin e 40-vjeçarit./Versus.al

Tags:

ilir lika

Poll