AKTUALITET /

Burri i vuri flakën me benzinë, mjekët e QSUT japin detaje, çfarë i shpëtoi jetën 31-vjeçares

Aktualisht gjendja e 31-vjeçares raportohet të jetë stabël, ndërsa mjekët kanë konstatuar se ka pësuar djegie në 35% të trupit të saj duke përfshirë fytyrën, qafën dhe gjymtyrët

Shkruar nga M.H
Burri i vuri flakën me benzinë, mjekët e QSUT japin detaje,
Melisa dhe Bledar Trëndafili

Melisa Trëndafili, e cila u dogj me benzinë nga bashkëshorti i saj në Korçë, vijon të jetë nën kujdesin intensiv nga mjekët e repartit të djegie plastikës në QSUT.

Aktualisht gjendja e 31-vjeçares raportohet të jetë stabël, ndërsa mjekët kanë konstatuar se ka pësuar djegie në 35% të trupit të saj duke përfshirë fytyrën, qafën dhe gjymtyrët.

Ajo çka ka ndikuar dhe ka qenë vendimtare për jetën e të resë, sipas mjekëve të QSUT ka qenë si fillim ndërhyrja e shpejtë nga kolegët e tyre të spitalit të Korçës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme, 31 gusht ku Bledar Trëndafili tentoi të digjte me benzinë bashkëshorten e tij, më të cilën është nëë proces divorci.

Ka qenë një e moshuar 65-vjeçare, banore e zonës, e cila ka ndihmuar në shuarjen e flakëve në rrobat e trupit të 31-vjeçares dhe pas kësaj lajmëroi policinë dhe ambulancën.

Ndërkohë autori nuk është vënë ende në prangat e policisë, ndonëse kontrollet në zonat e dyshuara vijojnë./ Versus.al

Poll