AKTUALITET /

Caktohet me short elektronik gjyqtari që do shqyrtojë dosjen e Ahmetajt

Shkruar nga Versus
Caktohet me short elektronik gjyqtari që do shqyrtojë dosjen e
Arben Ahmetaj

Erjon Çela është gjyqtari i posaçëm që do të shqyrtojë paraprakisht dosjen e ish-zv.kryeministrit në arrati Arben Ahmetaj. Çela u caktua me anë të një shorti elektronik dhe do jetë gjyqtari që do vendosë nëse dosja do kalojë apo jo për gjykim. 

Përveç Ahmetajt, SPAK ka marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, mes të cilëve ish-bashkëshortja e tij dhe bashkëjetuesja e ish-numrit dy të qeverisë Rama. 

Prokuroria e Posaçme e akuzon ish-zv.kryeministrin Ahmetaj, për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash në 5 raste në bashkëpunim dhe fshehje apo mosdeklarim pasurie në 15 raste. Mes pasurive te padeklaruara nga Ahmetaj, SPAK ka renditur edhe shumën prej 93 500 euro të shpenzuara në një kazino në Maltë në vitin 2019, shpenzim ky i padeklaruar në ILDKPI atë vit.

Gjithashtu akuzohet si propozuesi i inceneratorëve në qeveri dhe për lidhje të veçanta me sipërmarrësit e tyre Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Dy biznesmenët gjithashtu akuzohen se kanë korruptuar Ahmetajn dhe bashkë me të kanë pastruar paratë e paligjshme. Sipas SPAK-ut në 5 raste të verifikuara, Ahmetaj ka marrë prej tyre në formë ryshfeti afro 700 mijë euro. Ndërkohë, Ahmetaj është në arrati që prej verës së 2023-it dhe prej asaj kohe ka dhënë disa intervista nga Zvicra ku flet për afera të qeverisë Rama. Versus.al

Poll