AKTUALITET /

Cënuan sigurinë e pushuesve, bllokohen 34 mjete lundruese nga Ksamili në Vlorë! Gjoba të “majme” për pronarët

Shkruar nga Versus

Cënuan sigurinë e pushuesve, bllokohen 34 mjete lundruese nga Ksamili

Policia ka bërë bilancin e masave të marra për sigurinë detare gjatë sezonit turistik në vend.

Brenda një jave janë bllokuar 34 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë, për shkak të shkeljes së rregullave të caktuara për të ruajtur sigurinë e pushuesve.

Drejtuesit e 10 prej mjeteve të bllokuara janë gjobitur me nga 100 mijë lekë gjobë për lundrim brenda perimetrit të sigurisë për pushuesit, ndërsa drejtuesit e 24 mjeteve të tjera janë gjobitur me nga 10 mijë lekë për mungesë dokumentacioni.

Konkretisht:

Mjete të bllokuara: 24 jet ski, 6 skafë dhe 4 gomone.

25 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.

7 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.

2 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë. Versus.al

Poll