AKTUALITET /

Denoncimi, Brahaj: "Wisdom" zgjodhi anëtarët e KLGJ-së e KLP-së

Klinika Ligjore “Wisdom”, së bashku me Qendren “Qëndresa Qytetare”, Shoqaten “Drejtësia Sociale”, fondacionin “Kontribut për Edukim” dhe Qendren Shqiptare për një Zhvillim të Qëndrueshëm, duke qenë organizatat e përzgjedhura si anëtare të komisionit të shoqërisë civile zgjodhën shtatorin  e kaluar si kryetar të këtij komisioni z. Gentian Serjani, përfaqësues i shoqatës “Drejtësia Sociale”.

Shkruar nga Versus

Denoncimi, Brahaj: "Wisdom" zgjodhi anëtarët e KLGJ-së

Kolegji universitar “Wisdom” prej dy ditësh është në syrin e ciklonit, jo për shkak të një hetimi të brendshëm të diplomave të dhena prej tij, por për shkak të një hetimi të nisur e mbaruar nga prokuroria e Tranit në Itali, vend I cili duket se është përmbytur me diploma false të nxjerra për 7000-10000 euro copa. Ndërsa Versus.al ka zbardhur skemën së bashku me emrat e personave të përmendur në 300 faqe hetim, gazetarja Aranita Brahaj ka vënë në dukje një detaj mjaft interesant. Ajo ka gjetur në arkiv një njoftim të shtatorit të vitit të kaluar, saktësisht të datës 21 shtator, ku klinika Ligjore Wisdom, një organizatë jo-fitimprurëse shqiptare, me selinë në Tiranë, e themeluar në vitin 2016 nga Kolegji Universitar “Wisdom” ka qenë pjesë e pesë organizatave të Shoqërisë Civile të cilat  kryen verifikimin paraprak të kandidaturave për anëtarin që përfaqëson Shoqërinë Civile në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Postimi i Aranita Brahaj:  

"WISDOM" zgjedh antarët e Institucioneve të Drejtësisë !!

Ndodh edhe kjo në Tiranë ...

Ndërsa autoritetet italiane po na tregojnë "lajkat luksoze" të WISDOM për të mbajt licensa duke korruptuar gratë e Qeverise me canta brendi e dhurata, skandali paska qenë më i thellë.

Përfaqesuesi institucionit Kerkimor paska votuar edhe mbi kandidatet potencial për Institucione të Larta të Drejtësisë KLGJ dhe KLP” - shkruan Aranita Brahaj në postimin e saj.  

Denoncimi, Brahaj: "Wisdom" zgjodhi anëtarët e KLGJ-së

Dhe në fakt Klinika Ligjore “Wisdom”, së bashku me Qendren “Qëndresa Qytetare”, Shoqaten “Drejtësia Sociale”, fondacionin “Kontribut për Edukim” dhe Qendren Shqiptare për një Zhvillim të Qëndrueshëm, duke qenë organizatat e përzgjedhura si anëtare të komisionit të shoqërisë civile zgjodhën shtatorin  e kaluar si kryetar të këtij komisioni z. Gentian Serjani, përfaqësues i shoqatës “Drejtësia Sociale”.

 

Poll