
Një antar i stafit të ekipit kombëtar shqiptar është akuzuar për sulm seksual ndaj një 18-vjeçareje që punonte në hotelin ku skuadra jonë po qëndronte gjatë Kampionatit Europian në Gjermani.
“Dhuna seksuale dyshohet se ka ndodhur në paskuzhinën e hotelit, në shkollën sportive Kaiserau në Kamen,” raporton Bild.
E reja ka lajmëruar policinë pas sulmit të ndodhur më 23 qershor në orën 19.30.

Prokuroria publike e Dortmundit konfirmoi një hetim për këtë çështje. 18-vjeçarja i tha policisë Unna se shqiptari e ka shtyrë në kuzhinë, e ka puthur dhe e ka abuzuar seksualisht. Edhe pse Prokuroria u njoftua menjëherë për kallëzimin e krimit seksual, raporton Bild, i akuzuari ka mundur të kthehet i pashqetësuar në shtëpi një ditë pas disfatës së Shqipërisë ndaj Spanjës.
"Duke qenë se deri më tani nuk ka dyshime urgjente për krimin, nuk është dorëzuar ende një kërkesë për një urdhër arresti. Sipas ligjit gjerman, një përdhunues përballet me të paktën dy vjet burg," - tha një zëdhënëse e zyrës së prokurorit publik.

Tani po hetohet se deri në çfarë mase i dyshuari ka vepruar kundër vullnetit të gruas.
Siç shkruan Bild, çështja e fajit tani duhet të sqarohet se në çfarë mase burri ishte në gjendje të njihte refuzimin e gruas së re. Mesa duket shqiptari i ka thënë lamtumirë dhe i ka thënë që ta priste.
I dyshuari për sulmin seksual nuk është as lojtar dhe as zyrtar i nivelit të lartë. Pas zbardhjes së ngjarjes, i riu është pezulluar menjëherë nga Federata Shqiptare e Futbollit.
“Shëndeti i punonjëses dhe mbrojtja e të drejtave të saj personale kanë prioritetin më të lartë”, tha një zëdhënëse e SportCentrum Kaiserau, për median gjermane Bild. Ndërkohë pasditen e së martes lajmi u bë publik dhe në mediat e tjera ndërkombëtare.
Ndërkohë Federata Shqiptare e Fubollit ende nuk ka reaguar në lidhje me skandalin e dyshuar se është përfshirë njëri prej antarëve të stafit të saj në Euro 2024. Versus







