Tiranë- Gjykata ka dënuar sot me 3 vite burg Mariela Berishën dhe me 3 vite shërbim prove Antonela Berishën, motrat e pandehura për dhunën e ushtruar ndaj blogeres Klea Prenga në gusht të vitit 2024.
Të dyja përfituan nga gjykimi i shkurtuar, gjë që e zbriti dënimin për Mariela Berishën në 2 vite burg dhe për Antonelën në 2 vite shërbim prove.
Fillimisht të dyja motrat u shpallën në kërkim për ngjarjen e ndodhur brenda njërit prej restoranteve të kryeqytetit. Pamjet e publikuara tregonin momentin kur Antonela dhe Mariela zbrisnin në ambientin ku ndodhej Prenga dhe nisën ta dhunonin duke e goditur edhe me gotë në fytyrë, gjë që i shkaktoi dëme të shumta 24 vjeçares.
Dy muaj pas ngjarjes së rëndë, motrat Berisha u vetëdorëzuan në polici. Versus.al







