AKTUALITET /

Dhunoi familjen Caca, shpallet në kërkim vëllai dhe nipi i ish-deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim nga policia por duhet theksohet se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë. 

Shkruar nga Versus
Dhunoi familjen Caca, shpallet në kërkim vëllai dhe nipi i
Flamur Rraja dhe Rrahman Rraja

Policia ka shpallur në kërkim Flamur Rrajën, vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Burime nga mediat bëjnë të ditur se Rraja është shpallur pas dhunës së ushtruar ndaj Kujtim Cacës dhe familjen e tij.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ardhur për shkak të konflikteve të vazhdueshme midis Rrajës dhe Cacës për pronat.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim nga policia por duhet theksohet se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë. 

Flamur Rraja është shpallur dhe një vit më parë në kërkim nga policia për dhunën brutale të ushtruar ndaj vëllezërve Bilbil e Jashar Maja.

Këta të fundit ishin ankuar se gurorja në pronësi të në pronësi të kushëririt të deputetit Rrahman Rraja po u dëmtonte banesat.

Gjithashtu në kërkim është shpallur dhe i biri i tij Arjel Rraja dhe ky i arrestuar një vit më parë pasi në automjetin që ai drejtonte iu gjetën lëndë narkotike kokainë dhe një shumë parash./Versus.al

 

 

Poll