AKTUALITET /

Dhunuan rojen e ‘Ilirian Guard’ policia nis hetimet ndaj 59 vjeçarit dhe 3 persona të tjerë të paidentifikuar

I dhunuari Ervis Belishako, 35 vjeç denoncoi dje në policinë e Vlorës dhunën e ushtruar ndaj tij duke treguar se ai u godit në trup dhe në kokë. 

Shkruar nga Versus

Dhunuan rojen e ‘Ilirian Guard’ policia nis hetimet ndaj 59

Më 25 shkurt, një punonjës i kompanisë “Ilirian Guard” u sulmua fizikisht teksa ishte në detyrë  si roje pranë një institucioni në Vlorë.

Sipas policisë, 59-vjeçari S.L., bashkë me tre persona të tjerë që ende nuk janë identifikuar, dyshohen se janë përgjegjës për këtë sulm.

I dhunuari Ervis Belishako, 35 vjeç denoncoi dje në policinë e Vlorës dhunën e ushtruar ndaj tij duke treguar se ai u godit në trup dhe në kokë. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin S. L., 59 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 25.02.2024, në lagjen “Hajro Çakerri”, në bashkëpunim me 3 persona të tjerë të paidentifikuar, për motive të dobëta, ka goditur me grushte gjatë detyrës, si roje pranë një institucioni, shtetasin E. B., 35 vjeç, banues në Vlorë. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Poll