Duke nisur nga ora 07:00 deri në orën 23:00 të mbrëmjes së sotme, qarkullimi i makinave nga Shqipëria në drejtim të Greqisë përmes tre fikave kufitare në vend, është pezulluar.
Shkak është bërë greva e nisur nga doganierët grekë të cilët e kishin paralajmëruar një gjë të tillë edhe më herët. Gjatë kësaj periudhe asnjë makinë nga territory shqiptar nuk do mund të kalojë drejt pikave kufitare në Kakavijë, Qafë Bot – Sarandë dhe Tre Urat në Përmet.
Policia Kufitare e Janinës ka sqaruar se gjatë kësaj periudhe do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente.
Nisur nga kjo situatë, Policia Kufitare apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë, të gjejnë alternativa të tjera për të udhëtuar dhe të shmangin grumbullimin në pikat kufitare të sipërpërmendura.
Sot Greqia mban grevë të përgjithshme në përkujtim të tragjedisë së ndodhur 2 vite më parë në Tempi ku 57 persona humbën jetën si pasojë e përplasjes së një trenit të pasagjerëve me trenin e mallrave. Mes viktimave pati edhe shqiptarë. Ndërsa hetimet më pas zbuluan se bëhet fjalë për një neglizhim nga qendra e kontrollit të trenave duke shkaktuar përplasjen tragjike. Versus.al







