AKTUALITET /

Dokumentet/ Evazioni fiskal me fatura fiktive në Bankers Petroleum, i përfshirë dhe Behar Çukaj i “Bolv Oil”

Përmes kompanisë Bolv Oil, i skeduar nga Autoriteti i Konkurrencës për marrëveshje të ndaluara dhe krijimin e monopoleve, kontrollon një kartel kompanish për shitje makinash, ndërtimi, institucione private arsimore, hidrokarburesh, kërkimi nafte, prodhim bitumi, ruajtje fizike etj.

Shkruar nga Versus

Dokumentet/ Evazioni fiskal me fatura fiktive në Bankers Petroleum, i

Një hetim i Prokurorisë së Fierit ka zbuluar se Bankers Petroleum, gjatë dy dekadave të operimit në Shqipëri, ka përfituar 5.5 milardë euro nga shitja e naftës. Kompania ka fryrë shpenzimet me faturime fiktive, për të mos paguar taksa.

Bosët e Bankers, fillimisht kanadezët dhe më pas kinezët, kanë bërë letrat sikur kanë dalë me 117 milionë humbje. Përmes shpenzimeve të rreme, Bankers ka përfituar edhe dhjetëra milionë euro nga buxheti i shtetit për rimbursimin e TVSH-së.

Zhvatja e pasurisë nëntokësore të Shqipërisë është disa herë më e madhe, duke përfshirë kontrabandën e naftës, ndotjet dhe shkatërrimin e nëntokës së Shqipërisë përmes shpërthimeve me fuqi të madhe, të palejuara dhe me pasoja shkatërrimtare, me qëllim maksimalizimin e nxjerrjes së naftës. Eskpertët e konsiderojnë vjedhjen më të madhe në historinë e kombit shqiptar.

Të gjitha të dhënat flasin për një organizatë kriminale. Krerët e organizatës nuk kanë vjedhur vetëm, por në bashkëpunim me ‘ustallarët’ shqiptarë dhe të huaj, gjithnjë në koordinim të heshtur me qeveritë.

Dokumentet/ Evazioni fiskal me fatura fiktive në Bankers Petroleum, i
Behar Çukaj

Një nga ‘ustallarët’ shqiptar, me të cilin administratorët e Bankers kanë bashkëpunuar në vjedhje dhe pastrim parash, duke fryrë shpenzimet për punë imagjinare, është biznesmeni i naftës, Behar Çukaj, njëherësh përfitues i dhjetëra milionë euro para publike, përmes tenderave me pazar në tavolinë.

Bankers Petroleum rezulton se ka kaluar dhjetëra milionë euro në llogaritë e kompanive të Behar Çukajt, bazuar në kontrata të dyshuara si fiktive. Përfitimi ka qenë i dyanshëm. Kompania ka fryrë shpenzimet, duke shmangur taksat dhe përfituar nga TVSH-ja, ndërsa Çukaj ka përlarë thasë me para në dukje të ligjshme, duke i investuar më pas në ndërtim.

Fakte dhe rrethana

Behar Çukaj është pronari i kompanisë së naftës Bolv Oil shpk, ku si administrator të besuar mban ‘mjeshtrin’ e tenderave Agron Bulkun. Përmes kompanisë Bolv Oil, i skeduar nga Autoriteti i Konkurrencës për marrëveshje të ndaluara dhe krijimin e monopoleve, kontrollon një kartel kompanish për shitje makinash, ndërtimi, institucione private arsimore, hidrokarburesh, kërkimi nafte, prodhim bitumi, ruajtje fizike etj.

Dokumentet/ Evazioni fiskal me fatura fiktive në Bankers Petroleum, i

Nga viti 2008 dhe në vijim, kompania Bankers ka kontraktuar kompaninë Bolv Oil për kryerjen e shërbimeve të transportit, sipas hetimeve dhe një raporti auditues, me qëllim zhvendosjen dhe kamuflimin e fitimit, shmangien e taksave, përfitimin nga rimbursimi i TVSH dhe pastrimin e parave. Vetëm gjatë vitit 2011, Bankers ka kaluar në llogaritë e kompanisë Bolv Oil mbi 10 milionë euro.

Dokumentet/ Evazioni fiskal me fatura fiktive në Bankers Petroleum, i

Pjesë e të njëjtës skemë është edhe Idajet Ismailaj i Albstar-it, një nga ‘starët’ e pastrimit të parave, vjedhjes me tendera dhe ndërtimit në zona të mbrojtura. Vetëm gjatë vitit 2011, kompania e Ismailajt ka përfituar 22 milionë euro nga Bankers në funksion të skemës së fryrjes së shpenzimeve.

Dokumentet/ Evazioni fiskal me fatura fiktive në Bankers Petroleum, i

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, (AKBN) institucioni që përfaqëson Shqipërinë në kontratën koncesionare, kreu një auditim të Bankers dhe procedurave të prokurimit të kompanisë për vitin 2011 dhe konkludoi se pjesa dërrmuese e shpenzimeve të kompanisë për këtë vit ishin të parregullta.

Në një raport të hartuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, thuhet se Bankers duhet të derdhë në buxhetin e shtetit 60 milion dollarë tatim fitim, pasi përmes mashtrimit të bilanceve ajo ka deklaruar shpenzime të fryra dhe në shkelje të kontratës që ka me Shqipërinë. Për të shmangur taksat dhe fshehur fitimet, Bankers kishte sajuar 247 milion dollarë shpenzime.

Behar Çukaj pastroi paratë në ndërtim

Paratë e paligjshme që ka përfituar nga skema zhvatëse e Bankers, Behar Çukaj rezulton se i ka pastruar në ndërtim, mbi prona të grabitura. Një pjesë e parave dyshohet se i ka pastruar për ndërtimin e kompleksit me vila Tulipan në Farkë, disa nga të cilat i kanë blerë politikanë të korruptuar, drejtorë dhe figura të krimit të organizuar. Tulipani është hinka e parave të evazionit fiskal, korrupsionit dhe trafikut të kokainës.

Në vitin 2019, Behar Çukaj themeloi kompaninë e ndërtimit B & O Construction, me administrator Zaho Jaçaj, ish-Drejtor i Tatimeve Fier që i ka fshirë mbi 5 milionë euro detyrime tatimore me aktivitetin e import- tregtimin e karburanteve.

Dokumentet/ Evazioni fiskal me fatura fiktive në Bankers Petroleum, i

Në të njëjtën kohë, Behar Çukaj, i skeduar dhe i lakuar edhe si kontrabandist karburantesh, falsifikator cilësie e zhvatës nafte nga depozitat e Albpetrol, për pastrim parash dhe lidhje me dy El Chapo kokaine në Fier, i vuri syrin një sipërfaqe prej 50 mijë m2, në fshatin Mjull Bathore që i përket komunës Farkë, mes TEG dhe Saukut, për të ndërtuar kompleksin e vilave ‘Tulipan’.

Dokumentet/ Evazioni fiskal me fatura fiktive në Bankers Petroleum, i

Së pari, prona publike dhe private është denoncuar në mediat se është tjetërsuar me dokumente false, mbivendosje dhe zhdukje letrash, duke kaluar në disa duar dhe në fund në duart e Behar Çukajt.

Së dyti, kompanitë e Behar Çuakjt, edhe pse me bilanc zhvatje dhe kontrabande me vlerë dhjetëra milionë euro, kanë një kapital më pak se 9 milionë euro, ndërkohë që investimi për të ndërtuar kompleksin është rreth 90 milionë euro. Vlera e kapitalit të Bolv Group në raport me vlerën e investimit, ngre dyshime të forta për një operacion masiv të pastrimit të parave që janë produkt i aferës me Bankers dhe aktivitetet e tjera të paligjshme.

Në të njëjtën zonë, biznesmeni i naftës Behar Çukaj ka përlarë edhe 35 mijë m2 të tjera prona, duke aplikuar për leje për ndërtim vilash, disa nga të cilat për bosë të krimit të organizuar, trafikantë droge, ish ministra, deputetë dhe ish deputetë, drejtorë të korruptuar etj.

Dokumentet/ Evazioni fiskal me fatura fiktive në Bankers Petroleum, i

Kjo sipërfaqe prej 35 mijë m2 është përfituar me letra false bazuar në një dosje të prokurorisë në vitin 2011, pasuar në një vendim gjykate, ku janë dënuar disa nga falsifikatorët Masar Dushku, Fiqiri Dallashi dhe Halil Teqja, përgjegjës për administrimin e tokave të ish Komunës Farkë.

Jo vetëm kaq. Por, Behar Çukaj dyshohet se po ndërton edhe pa leje në këtë zonë nga ankthi për të mbyllur sa më shpejt kantierët e ndërtimit para ndonjë lëvizje të mundshme nga SPAK-u.

Dokumentet/ Evazioni fiskal me fatura fiktive në Bankers Petroleum, i
Olsi Çukaj

Ironia e madhe qëndron në faktin se i biri i Behar Çukajt, Olsi Çukaj, është parë disa herë te ‘Rruga e Salës’ për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti. Olsi ka qenë edhe kandidat për deputet i PD-së në Fier në vitin 2017, ku luftoi për Republikën e Re të Lulzim Bashës.

Dokumentet/ Evazioni fiskal me fatura fiktive në Bankers Petroleum, i

Dokumentet/ Evazioni fiskal me fatura fiktive në Bankers Petroleum, i

Teksa i biri fliste për regjimin e Edi Ramës, Behar Çukaj, përveç vjedhjes me Bankers, bënte kërdinë me tendera publikë me disa kompani të tij si Olsi shpk, Bolv Oil etj. Rreth 20 milionë euro tendera, Çukaj i ka marrë vetëm përmes kompanisë së hidrokarbureve Olsi shpk, kompani që mban emrin e të birit. Mbi 10 milionë euro tendera i ka marrë me kompaninë Bolv Oil. Mbi 20 tendera i ka marrë me kompaninë Autovizion, kamuluar me kompaninë Bolv Oil./ Prapaskena.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Poll